Barcelona e zgjedh alternativën e Rodrit – synon Azzedine Ounahin

0%

Barcelona po vazhdon të eksplorojë opsionet për përforcimin e repartit të mesfushës dhe ka shtuar një tjetër emër në listën e objektivave. Sipas mediumit spanjoll Sport , klubi katalanas po e shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit maroken Azzedine Ounahi, i cili aktualisht luan te Girona.

Ounahi po vlerësohet si një alternativë për objektivin kryesor të Barcelonës në mesfushë, Rodrin. Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një lojtari me profilin e duhur për ta forcuar këtë repart, ndërsa marokeni shihet si një opsion interesant. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com