Ndërhyrja e rrezikshme – Rrudhanit ka mundur t’i thyhet këmba

0%

Shpërndaje në: Donat Rrudhani ka pasur telashe me lëndime në vitet e fundit. Por të dielën ka shmangur lëndimin serioz në një ndërhyrje shumë të rrezikshme. Me të nisur ndeshja mes Sionit dhe Luzernit, Tyron Owusu i Luzernit bëri ndërhyrje shumë të rrezikshme në reprezentuesin e Kosovës. Dhe shumë lehtë kosovarit ka mundur t’i thyhet këmba.

Owusu u përjashtua me të kuq pas rishikimit të VAR-it, ndërsa Rrudhani për fat nuk pësoi lëndim. Ai vazhdoi lojën dhe shënoi gol më pas. Sioni fitoi 3:0 në fund. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës. “Ishte ndërhyrje shumë e rrezikshme që ka mundur të përfundojë me këmbë të thyer”, ka thënë eksperti i futbollit zviceran, Christian Schneuwly.

Rrudhani ka thënë se ka pasur dhembje të mëdha dhe se nuk ka mundur të ndiej këmbën. Ai mori barna kundër dhembjes pas pjesës së parë. Por ka theksuar se ndërhyrja e Owusus nuk ishte e qëllimshme. VIDEO:

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha