Qarkullimi i trenit është rikthyer gjatë mesditës në linjen Prishtinë-Pejë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot ku një grua vdiq si pasojë e goditjes nga ky mjet transportues. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Trainkos, Behxhet Haziri. “Qarkullimi i trenit ishte ndërprerë përkohësisht për shkak rastit të rëndë që ka ndodhur, për arsye të verifikimit të makinistit dhe procedurave tjera.
Pas kryerjes së këtyre procedurave, linja e mesditës ka vazhduar normalisht qarkullimin” , deklaroi ai.
Burimi:
Bota Sot
