Von der Leyen i shkruan Sanchezit: Duhet bërë më shumë për t’i

0%

Shpërndaje në: Duhet bërë më shumë për të forcuar kufijtë e Bashkimit Evropian në pikat kritike, i ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në një letër të parë nga agjencia Reuters.

Në letrën e datës 3 gusht, ajo ka përsëritur gjithashtu mbështetjen e BE-së për të ndihmuar Spanjën në përballimin e imigracionit të paligjshëm, duke theksuar njëkohësisht se nevojiteshin veprime të mëtejshme. Letra pason dyndjen masive të emigrantëve javën e kaluar, të cilët kaluan me forcë kufirin maroken për të hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.

Si pasojë, kanë humbur jetën të paktën 67 persona. “Në bashkëpunim me Spanjën, veçanërisht për çdo gjë që lidhet me Ceutën dhe Melillën, ne mund të forcojmë sistemet e paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e kufijve dhe të përmirësojmë mbështetjen tonë teknike e financiare për Marokun”, ka shkruar von der Leyen në letër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha