Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se gjatë fundjavës, Qendra Emergjente ka ofruar gjithsej 992 shërbime mjekësore, duke trajtuar një numër të madh pacientësh.
Sipas të dhënave të QKUK-së, në Reanimim janë trajtuar 227 pacientë, në Emergjencën Kirurgjike 168, në atë Internistike 286, në Emergjencën Ortopedike 200, ndërsa në Sallën e Vogël janë ofruar shërbime për 94 pacientë. Sa i përket natyrës së lëndimeve, janë trajtuar gjashtë raste të personave të rrahur, pesë raste të intoksikimit dhe 75 persona të lënduar në aksidente komunikacioni.
Po ashtu, është raportuar edhe një rast i personit të lënduar me armë të ftohtë. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 85 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse. Sipas QKUK-së, gjatë fundjavës nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes. /T elegrafi
