Konfirmohet raportimi i Sinjalit për zjarrvënien në një shtëpi në

0%

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për zjarrin që përfshiu një shtëpi të pabanuar në Zveçan, e cila dyshohej se ishte në pronësi të një familjeje shqiptare me mbiemrin Berisha. Tashmë është konfirmuar se bëhet fjalë për shtëpinë e familjes Berisha, e cila ishte rikthyer në pronën e saj pas plot 28 vjetësh.

Rasti ka ndodhur rreth orës , në rrugën “Koste Vujinoviq”, ku një banor i lagjes ka njoftuar Policinë pasi kishte vërejtur se objekti ishte përfshirë nga flakët. Për rastin ka reaguar Zana Berisha, e cila ka deklaruar se familja dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm dhe se synimi ishte djegia e të gjithë shtëpisë. “Mbrëmjen e kaluar kanë tentuar me na djeg komplet shtëpinë.

Fatmirësisht, një pjesë e madhe e shtëpisë ka shpëtuar. Krejt kjo si pasojë se ne nuk jemi 24 orë këtu. Kjo nuk do të thotë kurrgjë për ne si familje. Përkundrazi, vetëm sa e forcon bindjen tonë se jemi në rrugën e drejtë. Jemi të lirë, kemi përkrahjen e institucioneve të shtetit tonë dhe do të vazhdojmë”, ka shkruar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij. Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar një dhomë në katin e parë dhe një pjesë e kulmit të shtëpisë, ndërsa vlera e dëmeve materiale ende nuk është përcaktuar.

Berisha ka bërë të ditur se familja nuk do të tërhiqet nga punimet për renovimin e objektit dhe kthimin e tij në një shtëpi të banueshme. “Do të kthehemi edhe më të fuqishëm se më parë. Shtëpia jonë do të renovohet. Është një ndjenjë shumë e keqe dhe një emocion negativ që sot në mëngjes u zgjuam me një lajm të tillë, por kjo nuk ka për të na ndalur”, ka deklaruar ajo.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët kanë kryer ekzaminimin e lokacionit dhe kanë mbledhur provat e nevojshme. Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e personave të mundshëm të përfshirë.

Tentuan të na frikësojnë duke tentuar t’ia vënë flakën shtëpisë. Por gabuan. Çdo sulm vetëm sa na bën më të vendosur. Ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm, deri sa ta arrijmë qëllimin tonë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com