Digjet një shtëpi në Zveçan

0%

Një shtëpi e pabanuar është djegur në Zveçan në mesnatën e së dielës, . Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi shefi i Planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, i cili tha se deri më tani Policia nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është hapur si ‘Zjarrvënie’” – tha Baliqi. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës . Lidhur me këtë incident ka reaguar pronarja e shtëpisë, Zana Berisha. Në platformën e saj në TikTok, ajo u bën thirrje autoriteteve që ta zbardhin këtë rast.

“Fatmirësisht, një pjesë e madhe e shtëpisë ka shpëtuar. Krejt kjo si pasojë se ne nuk jemi 24 orë këtu. Kjo nuk do të thotë asgjë për ne si familje. Përkundrazi, vetëm sa e forcon bindjen tonë se jemi në rrugën e drejtë. Jemi të lirë, kemi përkrahjen e institucioneve të shtetit tonë dhe do të vazhdojmë. Kjo nuk do të thotë se do të zbrapsemi. Do të kthehemi edhe më të fuqishëm se më parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shtëpia jonë do të renovohet” – ka deklaruar Berisha.

Burimi: Kallxo