Bajrami drejt huazimit në Arabinë Saudite

0%

Shpërndaje në: Nedim Bajrami do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit arab. Bajrami pritet që të huazohet nga Rangersi skocez te skuadra Al-Taawoun deri në përfundim të edicionit 2026/27. 27-vjeçari nuk ishte pjesë e ekipit të Rangersit në ndeshjen hapëse të edicionit ndaj Dundee Unitedit. Sipas raportimeve, zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti.

Dy klubet tashmë janë në fazën e fundit të negociatave, ndërsa kanë mbetur vetëm procedurat përmbyllëse para se Bajrami të nisë aventurën në Arabinë Suadite. Mesfushori me tipare sulmuese nuk pati shumë hapësirë edicionin e kaluar te klubi i madh skocez, duke luajtur vetëm 519 minuta në të gjitha garat.

Edhe Futboll 10 gus 2025 Jashari, Xhaka, Broja… afati kalimtar më i pasur deri më tani 27-vjeçari pjesë e Rangersit është nga viti 2024 kur u transferua nga Sassuolo për 3.6 milionë euro. Kontrata i skadon në verën e vitit 2028.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha