Rrudhani e Imeri pjesë e formacionit të javës në Zvicër

0%

Shpërndaje në: Donat Rrudhani e Kastriot Imeri kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës së dytë të Superligës së Zvicrës. Formacioni më i mirë është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”. 27-vjeçari Rrudhani shënoi gol të dielën në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit.

Gol realizoi edhe Imeri për Young Boysin që të shtunën fitoi thellë, 6:0, ndaj Thunit. Imeri shënoi gol ndaj ish-skuadrës me të cilën edicionin e kaluar u shpall kampion i Zvicrës. 26-vjeçari pikërisht nga Young Boysi u huazua te Thuni edicionin e kaluar.

Burimi: Koha