SHSKUK-ja: Opinioni i Ministrisë thotë se mbledhjet e Bordit

0%

Shpërndaje në: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka pranuar një opinion nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në të cilin thuhet se mbledhjet e Bordit të SHSHK-së zhvillohen me dyer të mbyllura.

Në njoftim nuk është cituar asnjë ligj apo rregullore në të cilën është bazuar opinioni, e as nuk është bashkëngjitur opinioni bazuar në të cilin thuhet se mbledhjet zhvillohen të mbyllura.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në funksion të transparencës institucionale, njofton opinionin publik se, lidhur me kërkesat për pjesëmarrjen e mediave dhe publikut në mbledhjet e Bordit, është pranuar opinioni ligjor i Departamentit Ligjor të ministrisë përgjegjëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas këtij opinioni, mbledhjet e Bordit Drejtues të SHSKUK-së zhvillohen me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftim. Për çështjet që trajtohen në mbledhjet e Bordit, thuhet se opinioni publik do të informohet rregullisht përmes kanaleve zyrtare të SHSKUK-së, siç theksohet, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Bordi Drejtues i SHSKUK-së thekson se, gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, do të vazhdojë të respektojë me përpikëri ligjet në fuqi dhe parimet e ligjshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së interesit publik.

Bordi Drejtues mbetet i përkushtuar për bashkëpunim konstruktiv me mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë akterët e interesuar, në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim. Për njoftimin ka reaguar hulumtuesja e politikave shëndetësore Saranda Ramaj.

Edhe Arbëri 2 o. më parë Java vendimtare për institucionet Ajo ka vlerësuar se në këto mbledhje, në parim, nuk diskutohet asnjë informacion që do ta arsyetonte mbylljen. “Shpresoj shumë që del dikush nga kolegët e shoqërisë civile dhe e sfidon në gjykatë këtë vendim të bazuar në një ‘opinion ligjor’.

Në këto mbledhje, në parim, nuk diskutohet asnjë informacion konfidencial që do ta arsyetonte mbylljen e tyre për publikun”, ka shkruar Ramaj në Facebook. KOHA ka kërkuar sqarime lidhur me opinionin ligjor, edhe nga Ministria e Shëndetësisë e edhe nga SHSKUK-ja, dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.

Burimi: Koha