Shpërndaje në: UEFA e ka kërcënuar Gianni Infantinon me veprime ligjore për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës. UEFA e ka paralajmëruar presidentin e FIFA-s të mos shkatërrojë asnjë material që lidhet me planin.
“Telegraph Sport” ka shkruar të hënën se Konfederata Evropiane e Futbollit i ka shkruar edhe Joshua Kushnerit, Greg Maffeit, JP Morganit dhe “OpenEconomics” duke deklaruar se “po shqyrton në mënyrë aktive veprime ligjore, arbitrazh dhe ankesa rregullatore” që rrjedhin nga sipërmarrja e dështuar.
Infantino hoqi dorë nga planet për të shitur aksione të Botërorit dhe të ngjarjeve të tjera tek investitorët privatë, pas një revolte të paparë kundër një propozimi që përfshinte ata që kanë lidhje me Donald Trump. Rebelimi u udhëhoq nga UEFA, e cila njoftoi të enjten se 55 anëtarët e saj do të bojkotojnë Kupën e Botës nëse Infantino vazhdon planin.
Dhe UEFA e ka bërë të qartë se do të luftojë për të shkarkuar Infantinon nga posti i presidentit të FIFA-s. Infantino tani mund të dal në gjykatë për skemën “FIFA Forward Enterprise”.
Edhe Futboll UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të finales Në letrën që ia dërgoi Infantinos të premten, UEFA shkroi: “UEFA me anë të kësaj letre jep njoftimin zyrtar se po shqyrton në mënyrë aktive veprimet ligjore, arbitrazhin dhe/ose ankesat rregullatore që rrjedhin nga dhe në lidhje me planin FFE të propozuar nga FIFA”.
“Ju dhe FIFA duhet të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të identifikuar, gjetur dhe ruajtur të gjitha dokumentet dhe informacionin e ruajtur elektronikisht, që janë në zotërimin, kujdestarinë ose kontrollin tuaj ose të FIFA-s”, vazhdon letra e UEFA-s.
Konfederata Evropiane ka paraqitur një listë të detajuar të llojit të informacionit që duhet të ruhet dhe individëve që shkruante se “në bazë të roleve dhe përfshirjes së tyre në planet FFE, ka të ngjarë të mbajnë materiale përkatëse”.
UEFA ka identifikuar si të përfshirë Infantinon, shefin e zhvillimit global të futbollit të FIFA-s, Arsene Wenger, sekretarin e përgjithshëm Mattias Grafstrom, dhe drejtorin operation Kevin Lamour, që tha të premten se ai dhe të tjerët ishin mashtruar nga presidenti. UEFA ka paralajmëruar qartë drejtuesit e FIFA-s për ruajtje të materialit.
Kur e zbuloi projektin tashmë të dështuar, FIFA emëroi edhe ata që do të përfshiheshin. Të përfshirë ishin edhe Joshua Kushner, vëllai i madh i të cilit, Jared, është dhëndrri i presidentit amerikan Trump.
Edhe Futboll Përfaqësueset e mëdha do të ndahen nga të voglat në kualifikimet e Botërorit Fondi “Thrive Eternal” i milarderit Kushner u identifikua si udhëheqësi i pritshëm i grupit të investitorëve të propozuar për FFE. I përfshirë ishte edhe donatori i Trumpit, Maffei dhe JP Morgan dhe “Open Economics”.
