Ekskluzive | Dy të rinj rrahin 56-vjeçarin në Leposaviq – përfundon

0%

Një 56-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona në fshatin Soçanicë, në komunën e Leposaviqit. Sinjali mëson se viktimë është Golub Djordjoviq , 56 vjeçar, ndërsa të dyshuar janë Petar Simiq , 25 vjeçar dhe Mihajlo Simiq , 21 vjeçar. Sipas burimeve, rasti është raportuar më 2 gusht, rreth orës , në Stacionin Policor në Leposaviq.

Viktima ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit në fshatin Soçanicë. Pas denoncimit, ai është dërguar fillimisht për trajtim në Shtëpinë e Shëndetit në Leposaviq, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit, ai është liruar për në shtëpi.

Policia ka intervistuar si viktimën, ashtu edhe dy personat e dyshuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Petar Simiq dhe Mihajlo Simiq është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dy janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com