U raportua e zhdukur, 18-vjeçarja gjendet pas dy ditësh në Ferizaj

0%

Është gjetur shëndoshë e mirë 18-vjeçarja nga Ferizaj, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja më 31 korrik, pasi ishte larguar nga shtëpia dhe për dy ditë nuk dihej vendndodhja e saj. Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.A. 16 vjeçare. Sipas burimeve, më 2 gusht, rreth orës , vëllai i saj, A.

A, e ka takuar në rrugën “Bajram Gursel Sylejmani” në Ferizaj dhe më pas e ka shoqëruar në Stacionin Policor. Ai ka deklaruar para policisë se nuk ka vërejtur asnjë shenjë të keqtrajtimit te motra e tij. Ndërkaq, 18-vjeçarja ka pohuar se gjatë ditëve që mungonte kishte qëndruar te një vajzë me emrin Agnesa, rreth 20 vjeçe.

Me kërkesë të familjarëve, të resë i është ofruar edhe trajtim mjekësor, ndërsa vëllai i saj ka bërë të ditur se ajo ka probleme shëndetësore. Pas ndërmarrjes së veprimeve të para procedurale, rasti i është referuar Njësisë Rajonale të Hetimeve, e cila do të vazhdojë procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të largimit të saj nga shtëpia. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com