Ekskluzive | Arrestohet një tjetër i dyshuar për masakrën e 23

0%

Një tjetër person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës në kuadër të hetimeve për krimet e luftës, që lidhen me vrasjen e 23 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Jugoslav Radojević , 59 vjeçar, i dyshuar për përfshirje në rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”, që ndërlidhet me krimet e kryera më në Mala Kalludër, në komunën e Zubin Potokut.

Sipas burimeve, aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër verbal të gjyqtarit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit kanë realizuar kontroll në tri shtëpi banimi, ku gjatë operacionit është arrestuar i dyshuari dhe janë sekuestruar prova që, sipas autoriteteve, lidhen me rastin nën hetim.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Jugoslav Radojević nuk është intervistuar menjëherë pas arrestimit, pasi zyrtarët kanë konstatuar se ai kundërmonte erë alkooli, ndërsa intervistimi i tij pritet të zhvillohet pasi të krijohen kushtet procedurale. Me vendim të Prokurorit Special, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast, që konsiderohet një nga dosjet e ndjeshme të krimeve të luftës në Kosovë, janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com