Shpërndaje në: Tre persona në Rahovec kanë njoftuar policinë pasi iu është zënë prita nga një person i armatosur. Sipas raportit të policisë, fillimisht ata kanë vërejtur një pengesë në rrugë dhe pasi kanë dalë nga vetura për ta larguar atë, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë iu është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe duke iu kërkuar para.
Viktimat pasi kanë refuzuar dhe kanë filluar lëvizjen, në drejtim të tyre i dyshuari ka shtënë me armë duke qëlluar rrotën e pasme të veturës. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës . “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet mes tjerash në raport. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
