Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë,

0%

Një person ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës , në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën ku me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. “Një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën mashkull kosovar, me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit është inicuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi