Gjendet pa ndjenja në bodrumin e një ndërtese në Pejë, ndërron jetë

0%

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Pejë, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij po hetohen nga organet kompetente. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës , një qytetar ka njoftuar se në bodrumin e një ndërtese kishte parë një burrë të shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar viktimën në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai kishte mbërritur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Burimi: Bota Sot