Ndihma për qytetarët: Mbron të drejtat e shtetasve të vet në rast aksidentesh, arrestimi ose emergjencash. Dokumentet personale: Lëshon pasaporta, vizat dhe vërtetime të tjera. Konsullata është një zyrë zyrtare që një shtet hap në një qytet të një shteti tjetër për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vet dhe për të dhënë shërbime administrative.
Ajo ndihmon njerëzit që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit. Është e panevojshme hapja e konsullatës serbe në Shkodër, kur nuk ka kujt t’i ndihmojë, nuk ka kujt t’i japë viza , as për shërbime administrative, as për kurrfarë nevoje a detyre, pse nuk ka serbë aty.
Konsulli serb, ku do që do të vendosej, do duhej të mbronte të drejtat e qytetarëve serbë, por këtu nuk ka për kë të mbrojë ndonjë të drejtë, vetëm po u mor me të drejtat e serbëve në Serbi, që vërtet, me sa po dëgjohet, iu mungojnë. Por, nga Shkodra nuk mbrohen serbët në Serbi!
Pastaj, Shqipëria dhe Serbia i kanë ambasadat e tyre që të veprojnë në rast nevoje, por ne as që kemi dëgjuar deri sot ndërhyrjen e ndaljes së shjpërnguljes së shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. E ambasada shqiptere është në Beograd! Po, ç’i duhet Shkodrës ajo konsullatë, për të mbledhur materiale propagandistike kundër Shqipërisë, apo, për të hyrë në mes të Shqipërisë e Kosovës!
“Kushdo që pretendon se Shqipëria duhet ta hapë Konsullatën e saj në Serbi, por pa pranuar që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në Shqipëri, nuk propozon një zgjidhje reale dhe flet në hava. Një qasje e tillë mund të tingëllojë patriotike në rrjetet sociale, por nuk prodhon asnjë rezultat konkret për shqiptarët e Luginës”. – thotë Hoxha.
Por, sa konsullata i ka Kosovan ë Gjermani, Francë, Zvicër e shtete të tjera pse atje janë mërgimtarët e Kosovës – asnjëra nga këto shtete nuk kanë hapur konsullata në Kosovë. Pra, mund të ketë konsullatë Shqipëria në Bujanoc, pse ka popullin e saj atje, por kjo nuk do të thotë që tani edhe Shqipëria të hapë diku në Shqipëri një kosullatë, sepse nuk ka kujt t’i shërbejë.
Zotëri Ferit Hoxha, hyrë në internet e mësoji detyrat e amabsadorit e të konsullit, nëse nuk ke ku t’i lexosh diku tjetër. “Unë kam detyrimin të mbroj interesat e Shqipërisë. Serbia, ashtu si çdo shtet tjetër, bën të njëjtën gjë për interesat e saj”. – vazhdon Hoxha.
Por, këso fare ti nuk po i shërben Shqipërisë, por Serbisë.Ti nuk mund të ndërhysh në punët e Serbisë, është e vërtetë, por ajo do të ndërhyjë në punët tuaja të brendshme përmes inteligjencës artificiale, do të mbledh material çfare asaj i duhet për të shkatërruar edhe atë copë Shqipëri. Ajo nuk dërgon bariun për konsull, ajo dërgon oficerë e strategë të lartë ushtarakë.
Ata përmes diplomacisë kanë ardhur deri këtu, dhe përmes saj duan të ecin tutje. Ju, si nuk u mbushët mend kurrë e po i besoni serbit aq shumë! Pikërisht sikur në Luftëne Dytë Botërore, që i quanin vëllezër!
“Një konsull është përfaqësues zyrtar i qeverisë së një shteti në territorin e një tjetri, që normalisht vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit të konsullit dhe për të lehtësuar tregtinë dhe miqësinë mes njerëzve të të dy vendeve”. Lexoje ministër se kë e përfaqëson konsulli.
Pra nuk përfaqëson dikë tjetër, por njerëzit e vet edhe në tregti, edhe në miqësi (por serb e mik – s’ka). Ai vepron për të ndihmuar e mbrojtur qytetarët e vendit të konsullit. Po që nuk ka serbë në Shkodër dhe në Shqipëri, çfarë të bëjmë, të vajtojmë!!! Jo, more ke në Serbi mjaft, atje le të qëndrojnë, e Shkodra të mbetet pa konsull serb.
“Megjithëse nuk është pranuar publikisht, konsullatat, si ambasadat, gjithashtu mund të mbledhin informacion të inteligjencës nga vendi i caktuar”. – Eh, po. Pikërisht për të mbledhur informacione në Shqipëri, vendoset kosullata në Shkodër.
“Konsujt janë vendosur në kryeqytetin e një kombi dhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, veçanërisht në qendrat e aktivitetit ekonomik dhe në qytete ku banojnë popullata të mëdha të qytetarëve të vendit konsullor (emigrantët)”. – Është një shpjegim shumë i qartë se ku mund të vendosen dhe kujt i shërbejnë konsullatat. Po, në Shqipëri nuk ka as banorë e as emigrantë serbë.
Pastaj, lëvizjet bëhen pa viza, çka do të thotë se nuk ka as nevojë e as arsye për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe askund në Shqipëri. Mos kini frikë, ata mbledhin informacione edhe pa konsullata, i ke në çdo qoshe të Shqipërisë.
Jeni bërë merak që edhe një herë të shkatërrohet Shqipëria si në vitet e 90-ta, kur ata ua shkatërruan, sepse ata nuk duan një Shqipëri të fortë, duan një Shqipëri të dobët e të pafuqishme që të mos mund ta mbrojë as veten e saj. Ministër, Ferit Hoxha, asnjëra nga fjalët tuaja në këtë deklaratë nuk qëndrojnë.
Hapja e konsullatës serbe në Shkodër rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, dëmton edhe Kosovën.
