Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një person

0%

Një person ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është goditur nga një tren në Pejë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, rasti është raportuar në Polici rreth orës . “Rreth orës Policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një person.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi. Rrethanat dhe shkaqet e incidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente. Me rastin po merren njësitë përkatëse policore dhe Prokuroria. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi