Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Egjiptin në orët e hershme të mëngjesit, rreth 38 kilometra në veri të qytetit të Suezit. Sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve për Astronomi dhe Gjeofizikë të Egjiptit, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës . Instituti bëri të ditur se deri më tani nuk ka marrë raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.
Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane ka aktivizuar planin emergjent në provincat ku janë ndjerë lëkundjet. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave me shenja të dëmtimeve strukturore dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare, derisa po vazhdon vlerësimi i situatës.
Un #Sismo de magnitud preliminar 5,4 sacudió #Egipto informó el Centro Alemán de Investigación en Geociencias. El epicentro, con una profundidad de 10,0 kilómetros, fue ubicado inicialmente a 30,14 grados de latitud norte y 32,34 grados de longitud este pic.twitter.com/Ev71hU39Kq — David de la Paz 戴维 (@daviddelapaz) August 3, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
