Në vend të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, do të rriten

0%

Nga: Augustin Palokaj Shpërndaje në: Deklaratat fashiste për spastrim etnik nga ana e ministres në qeverinë e Serbisë, deklaratat nxitëse ndaj Kosovës të presidentit të Serbisë, Vuçiq, prononcimet nacionaliste edhe të opozitës dhe studentëve janë vetëm shenjë se në Serbi tashmë ka nisur fushata zgjedhore. E gjatë kësaj fushate vetëm mund të rriten tensionet në raportet me Kosovën.

Kjo është sfidë edhe për dialogun për normalizimin e raporteve me të cilin pa shumë sukses po ndërmjetëson tash e 15 vjet BE-ja. Edhe në Kosovë bëhen veprime që shkaktojnë përsëri pakënaqësi te serbët e Kosovës, por edhe në BE.

Në rrethana të tilla duken joreale edhe pritjet që në dialog të ketë progres Sa janë normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë prej kur BE-ja ka nisur të angazhohet për t’i normalizuar ato? Kjo është një pyetje për të cilën mund të gjenden disa përgjigje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fakti se qindra mijëra shqiptarë të Kosovës kalojnë nëpër Serbi, ani pse ministrja e Jashtme e Kosovës i këshillon kohë pas kohe të mos e bëjnë këtë, merret si një prej treguesve se situata është më normale sesa në periudhën kur një transit i tillë nuk ishte i mundur me dokumente të Kosovës.

Po ashtu, Kosova ka një prefiks ndërkombëtar telefonie, ndërsa me pak a shumë sukses po zbatohen edhe disa marrëveshje teknike si ato për energji dhe njohje të dokumenteve. Në rrethana normale kjo do të mjaftonte për të thënë se ka ardhur deri te normalizimi i raporteve dhe BE-ja për këtë meriton një lëvdatë. Por është edhe ana tjetër që jep një pasqyrë krejt ndryshe.

Është retorika nacionaliste, nganjëherë fashiste, dhe shpesh nxitëse ndaj Kosovës jo vetëm në media, por edhe nga niveli më i lartë i pushtetit në Serbi. Dhe janë në anën tjetër veprimet e autoriteteve të Kosovës që përsëri shkaktojnë pakënaqësi në bashkësinë ndërkombëtare.

Këto krijojnë përshtypjen se nuk ka pasur progres të duhur në dialog, se Kosova dhe Serbia jo vetëm se janë shumë larg normalizimit “gjithëpërfshirës”, por i kanë ato raporte edhe më pak normale sesa më herët. Serbia vërtet ka pranuar disa marrëveshje të cilat po të zbatohen, mund të shihen si pjesërisht njohje de facto e Kosovës.

Por shumica e madhe, apo pjesa më e rëndësishme e tyre, nuk po zbatohet. Serbia nuk po e respekton integritetin territorial të Kosovës, vazhdon të ketë aspirata territoriale duke e konsideruar Kosovën si pjesë të saj, kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nuk tregon në praktikë gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e fatit të personave të pagjetur, ani pse në këtë pikë ka obligime serioze edhe nga dialogu i Brukselit.

BE deri me tash vetëm ka shënuar disa raste kur Serbia nuk është sjellë në frymën e obligimeve të saj, por kjo nuk ka mjaftuar për të dhënë vlerësimin pozitiv për angazhimin e Serbisë në dialog. Vështirë është të gjesh në Bruksel ndonjë zyrtar i cili vërtet është i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu dhe në përgjithësi me procesin e normalizimit të raporteve.

Por në BE këtë nuk duan asnjëherë ta thonë publikisht. Ndërsa vlerësimi formal i palëve për angazhimin e tyre bëhet në bazë të nevojave politike. Ku Komisioni Evropian dhe shumica e madhe e vendeve anëtare të BE-së deshën që Serbisë t’ia zhbllokojnë procesin e negociatave të anëtarësimit, i dhanë asaj notë pozitive për angazhimin në procesin e dialogut.

Kjo disa në Bruksel i bëri të qeshin e disa të tjerë i irritoi tej mase. Sepse në të njëjtën kohë vetë BE-ja e di se Beogradi nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë masë për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë, sulm të cilin si terrorist e cilësoi edhe BE-ja përmes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Për më tepër në media doli se Milan Radojçiqin, i cili edhe vetë ka pranuar se e ka udhëhequr atë sulm, e mbrojnë edhe njerëz të afërt me strukturat e shtetit të Serbisë. Si për ironi, në të njëjtën kohë një ministre e qeverisë së Serbisë tha publikisht se do ta bënte pastrimin etnik në Kosovë qysh në vitin 1998 po të ishte në vend të Millosheviqit.

Përkundër reagimeve të ashpra në Kosovë, rajon dhe më gjerë, përfshirë edhe BE-në, ajo vazhdon të jetë ministre në qeverinë e Serbisë. E deklaratat e tilla ndoshta edhe do t’i ndihmojnë që edhe pas zgjedhjeve të jetë në qeveri.

Reagimet në Serbi ndaj saj dëshmuan se ka tepër pak ndjeshmëri ndaj viktimave shqiptare të spastrimit etnik dhe në të shumtën e rasteve u kritikua se me deklarata të tilla, që në fakt janë të sinqerta, ajo u ka bërë dëm interesave të Serbisë. Është për të pritur se në muajt në vijim nuk do të ketë progres në normalizimin e raporteve dhe status quoja në dialog do të vazhdojë.

Kjo, pasi tash edhe Serbia ka hyrë në fushatën zgjedhore ku Kosova gjithmonë është term për të nxitur retorikën nacionaliste.

Deklaratat fashiste për spastrim etnik nga ana e ministres në qeverinë e Serbisë, deklaratat nxitëse ndaj Kosovës të presidentit të Serbisë, Vuçiq, prononcimet nacionaliste edhe të opozitës dhe studentëve janë vetëm shenjë se në Serbi tashmë ka nisur fushata zgjedhore. E gjatë kësaj fushate vetëm mund të rriten tensionet në raporte me Kosovën.

Kjo është sfidë edhe për dialogun për normalizimin e raporteve me të cilin pa shumë sukses po ndërmjetëson tash e 15 vjet BE-ja. Edhe në Kosovë bëhen veprime që shkaktojnë përsëri pakënaqësi te serbët e Kosovës, por edhe në BE. Në rrethana të tilla duken joreale edhe pritjet që në dialog të ketë progres.

Po aq joreale është të pritet edhe një takim në nivel të lartë në kuadër të dialogut për të cilin tash e një vit e gjysmë po shpreh gatishmëri për ta organizuar përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas. Kanë kaluar tashmë tre vjet prej kur nuk ka pasur takime në nivel të tillë.

Aq më pak do të kenë interes Serbia, por edhe Kosova, për dialog nëse që të dyja vendet, për arsye krejt të ndryshme, e kanë të mbyllur rrugëtimin drejt integrimit në BE. Dhe as në këtë drejtim nuk pritet ndonjë ndryshim së shpejti. Kështu kanë hyrë në një rreth vicioz edhe për Kosovën dhe për Serbinë obligimet nga dialogu, normalizimi i raporteve dhe procesi i integrimeve evropiane.

Të tria këto janë të varura nga njëra-tjetra dhe do ta vazhdojnë ta pengojnë njëra-tjetrën. Mund të pajtohemi me deklaratat parimore se “dialogu nuk ka alternativë”, por me apo pa alternativë ky dialog i deritashëm nuk po jep fryte.

Burimi: Koha