Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të zbatohen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora deri në , pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i kamionëve do të lejohet pa kufizime. Ministria bën të ditur se nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com