E rëndë: 49-vjeçari humb jetën në një plazh të Shqipërisë

0%

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës në plazhin e Pishporos, në Fier. Viktima është identifikuar si Durim Dogani, nga Patosi. Sipas raportimeve, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak derisa ndodhej në kontakt me ujin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com