Jashari i bashkohet Milanit në stërvitje

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Ardon Jashari i ka nisur përgatitjet me Milanin për edicionin 2026/2027. Jashari iu bashkua Milanit me vonesë për shkak të pushimit pas paraqitjes në Kupën e Botës me Zvicrën. Milani është në Perth të Australisë për të zhvilluar ndeshje përgatitore. Milani ka paraparë t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, nga 5 deri më 15 gusht.

Do të ballafaqohet me Interin, Chelsean dhe Manchester Unitedin. Jashari i mungoi gjatë Milanit edicionin e kaluar për shkak të lëndimit. Ekipit kuqezi iu bashkua vitin e kaluar nga skuadra e Club Brugge.

Burimi: Koha