Një qytetare që merr pjesë në protestën e mbajtur kundër kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë protestën deri në largimin e tij nga detyra. Në ditën e 64 të protestës, ajo tha se arsyet kryesore të pakënaqësisë lidhen me vështirësitë ekonomike, pensionet e ulëta dhe rritjen e çmimeve. “Protestojmë që Rama të dorëhiqet sa më parë.
Pensionet janë të vogla, çmimet janë shumë të shtrenjta. Ilaçet i marrim veresi. Unë 150 mijë lekë marr, ku ti çoj më parë këtu lekët? Edi Rama të ikë sa më parë, mos të na lodhë ne ”, tha qytetarja, e cila theksoi se “do protestojmë derisa të ikë Edi Rama”.
