Shpërndaje në: Talenti Olti Hyseni ka debutuar me gol te skuadra e Brondbyt. Hyseni ditë më parë u transferua te Brondby nga Sonderjyske për 2.65 milionë euro. Brondby të dielën në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit danez e mposhti skuadrën Viborg me rezultatin 1:0. 19-vjeçari Hyseni ia siguroi fitoren Brondbyt me gol të minutës së 80-të.
Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 67-të. Edhe Futboll 26 pri 2026 Hyseni e Emini ia sigurojnë fitoren Sonderjyskes Hyseni në xhiron e parë sa ishte pjesë e Sonderjyskes bëri dy asistime në përballjen ndaj Midtjyllandit. Hyseni për Sonderjysken zhvilloi 68 ndeshje, derisa kontribuoi me dhjetë gola dhe 12 asistime. Ai ka përfaqësuar Danimarkën në grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19.
OLTI HYSENI !! #SLDK #BIFVFF #Brøndby 💛💙 – Scorer til 1-0 i sin debut kamp 😍 pic.twitter.com/CpUTzoTA0q — MHL (@MHLo0o) August 2, 2026
