Rrudhani shënon golin e parë të sezonit, Sioni fiton bindshëm ndaj

0%

Donat Rrudhani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran, duke realizuar golin e tij të parë në kampionat. Mesfushori ofensiv kosovar ishte një nga protagonistët në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës zvicerane.

Rrudhani zhbllokoi rezultatin që në minutën e nëntë, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase. 27-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua. 𝙍𝙧𝙪𝙙𝙝𝙖𝙣𝙞 🙌 9’ – 𝗦𝗶𝗼𝗻 ouvre le score après un beau travail de Boteli qui sert parfaitement notre milieu kosovar ! 💫 #SIOLUZ l 1-0 🗣 𝗔𝗹𝗹𝗲𝘇 𝗦𝗶𝗼𝗻 🔴⚪️ #Ensemble #Toujours pic.twitter.com/gOIECXwF27 — FC Sion (@FCSion) August 2, 2026 Po deri në minutën e 63-të luajti edhe bashkëlojtari i tij, Rilind Nivokazi, ndërsa Sioni nuk mundi të llogariste në dy futbollistët tjerë kosovarë, Kreshnik Hajrizin dhe Benjamin Kolollin, të cilët munguan për shkak të lëndimeve.

Në anën tjetër, portën e Luzernit e mbrojti portieri shqiptar Simon Simoni. Me këtë fitore, Sioni regjistroi tre pikë të rëndësishme, ndërsa Rrudhani e nisi sezonin me gol, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi