Interi afër marrëveshjes me Jonesin, Liverpooli gati ta shesë

0%

Mesfushori i Liverpoolit, Curtis Jones, është gjithnjë e më pranë largimit nga “Anfield”, pasi Interi thuhet se ka bërë përparim të rëndësishëm në bisedimet për transferimin e tij. Sipas “TeamTalk”, klubi italian ka arritur një “përparim” në negociatat për 25-vjeçarin, i cili është i hapur për një kalim në Serie A gjatë kësaj vere.

Jones po hyn në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, çka e vendos klubin anglez përballë dilemës nëse duhet ta shesë tani ose të rrezikojë ta humbasë si lojtar të lirë në verën e vitit 2027.

Mesfushori, i cili ka zhvilluar 228 ndeshje me ekipin e parë që nga debutimi i tij në janar të vitit 2019, dëshiron më shumë minuta si titullar, diçka që beson se mund ta gjejë te Interi nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu. Megjithëse trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka shprehur publikisht dëshirën që Jones të mbetet në skuadër, e ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Liverpooli raportohet se e vlerëson kartonin e Jones me rreth 35 milionë funte, ndërsa Interi synon ta mbyllë marrëveshjen për afro 30 milionë funte. Në ditët në vijim pritet të vazhdojnë negociatat mes dy klubeve.

Burimi: Bota Sot