Të paktën 13 të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave edhe

0%

Të paktën 13 persona, përfshirë disa fëmijë, janë vrarë në valën e fundit të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë. Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, sulmet ajrore goditën Qytetin e Gazës, Khan Younis dhe Deir el-Balah. Kjo ishte nata e dytë radhazi e bombardimeve izraelite në territor.

Sulmet vijnë vetëm disa ditë pasi Hamasi pranoi një plan çarmatimi, sipas të cilit grupi palestinez do t’ia dorëzonte armët Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se kishin në shënjestër operativë ushtarakë dhe se gjatë sulmeve u vranë dy pjesëtarë të Hamasit.

Ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen, tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Gaza. Ai shtoi se Izraeli duhet ta marrë territorin nën kontroll të plotë nëse Hamasi nuk çarmatoset.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mesin e viktimave raportohet se janë një fëmijë i vrarë gjatë goditjes së një ndërtese banimi në Qytetin e Gazës, si dhe një çift bashkë me djalin e tyre nëntëvjeçar, të cilët humbën jetën pas sulmit ndaj një shtëpie në Khan Younis. Dy persona të tjerë u vranë pasi një ndërtesë banimi u godit në Deir el-Balah, ndërsa një person humbi jetën pranë Jabalias, në veri të Gazës.

Sipas autoriteteve palestineze shëndetësore, mbi 1 mijë e 100 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të shpallur në tetorin e kaluar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com