“Hapeni Bujanocin pa kushte”, mesazh i fortë nga Presheva për Tiranën

0%

Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një dakordësi në parim për zgjerimin e pranisë diplomatike në të dy vendet, përmes hapjes së zyrave konsullore në Bujanoc dhe në Shkodër. Lajmi u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, por në Shqipëri ai shkaktoi reagime të menjëhershme politike dhe publike.

Në një intervistë për Radio Beogradin, Gjuriç tha se marrëveshja është arritur gjatë takimeve me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha, ndonëse deri tani nuk ka pasur njoftim zyrtar nga Tirana.

“Më gëzon fakti që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc” , deklaroi ai. Nga ana tjetër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë sqaroi se çështja mbetet ende në diskutim dhe se nuk ekziston një marrëveshje përfundimtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministri Ferit Hoxha theksoi se procesi po trajtohet mbi bazën e parimit të reciprocitetit, duke kujtuar se kërkesa fillestare për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Luginën e Preshevës është bërë nga Shqipëria. “Reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare.

Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, objektiva apo interesa të secilës palë”, shkroi Hoxha në reagimin e tij. Ai shtoi se, sapo të ketë një dakordësi përfundimtare mes palëve, do të ndërmerren hapat e nevojshëm institucionalë, duke e cilësuar të vonuar praninë konsullore të Shqipërisë në Luginën e Preshevës.

Analisti shqiptar në Preshevë, Refik Hasani, thotë se inciativa e tillë në Shkodër është e dëmshme. Sipas tij, duke parë ndjeshmërinë që ka luajtur Serbia pikërisht në Shkodër për ta pushtuar, nuk ka nevojë një nevoje konsullore.

“Deklarata e publikuar e ministrit të Jashtëm të Serbisë Marko Gjuriq,për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, është me qëllime krejt të njohura me prapavija, me paradispozita dhe tendenca, dhe një inciativë e tillë, është e dëmshme se në Shkodër, dhe gjithë Shqipërinë nuk ka Minoritet serb fare, as sa për staf të vetë kësaj konsullate.

Hapja e një përfaqësie konsullore zakonisht justifikohet nga ekzistenca e një numri të konsiderueshëm shtetasish të shtetit dërgues.

Duke pasur parasysh ndjeshmëritë historike, që ka luajtur Serbia, pikërisht në Shkodër për ta pushtuar, pra nuk ka një nevojë konsullore, pasi tani më ekziston Ambasada e Serbisë në Tiran por Serbia, ka dhe ende vazhdon të reflekton objektiva të tjera me karakter politik, diplomatik e qëllime tjera”, shprehet Hasani për “Bota sot”.

Në anën tjetër, duke folur rreth ndikimit që mund të ketë hapja e Konsullatës të Përgjithshme shqiptare në Bujanoc, për shqiptarët krahinës së Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Hasani thotë se është e vonuar. Por, ai kërkon që të mos jetë simbolike, por të ketë një qasje strategjike. Sipas tij, rëndësia është e jashtëzakonshme.

“Hapja e Konsullatës shqiptare në Bujanoc, është tepër e vonuar, por mbi të gjithë urojmë sa ma parë të konkretizohet. Mendoj nuk duhet të jetë simbolike, e trajtohet si përmbyllje e një procesi, por si fillim i një qasjeje të re strategjike.

Prania diplomatike, në vetvete, nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me politika të qarta, afatgjata dhe të koordinuara për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbia.

Rëndësia është e jashtëzakonshëm, është ndihmes ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojmë sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit të kësaj çështje.

Shqipërisë amë ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues të ndërtoj një qëndrim të artikuluar-duke ndërtuar dhe mbajtur qëndrim të drejt, objektiv një qëndrim institucional të Republikës së Shqipërisë, mbi Referendumin e 1-, për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti varret e të parëve tan, pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit.

Nga Shqipëria Amë, presim mbështetje dhe veprime për hapjen edhe të një zyre ndërlidhëse në Tiranë, që është më se e domosdoshme. Përtej kësaj edhe të avokojnë dhe lobojnë në instanca e mekanizma më të larta të BE-së dhe OKB-ës.

Shqipëria Amë, më së miri e mbron FRYMËN SHQIPTARE, pikërisht në këtë Krahinën që e përbën një Grup Etnik-Autokton, dhe është një kontribut, në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për shqiptarët kudo ”, thekson Hasani.

Institucionet e Kosovës, sipas Hasanit, kanë mundësi të reagojnë në pajtueshmëri me drejtësitë ndërkombëtare “Institucionet përkatëse të Kosovës, e kanë mundësin të reagojnë konforma të drejtës ndërkombëtare, bazuar në gjitha aktet, konventat dhe traktate, si instrumente që i rregullojnë këto çështje.

Edhe partitë Politike të përfaqësuara në Parlament, e kanë mundësinë në mënyrë institucionale të parashtrojnë me fakte, dëshmi ndaj hapjes së konsullatës në Shkodër, që kjo të adresohet në instanca adekuate, edhe të nivelit ndërkombëtar” , shprehet analisti.

Në fund, ai kërkon fillimisht hapjen e Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Bujanoc, në mënyrë që të mos kushtëzohet me hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

“Po, Shqipëria do të duhej së pari të realizon hapjen e Konsullatës të Përgjithshme shqiptare në Bujanoc, në asnjë mënyrë nuk do të duhej që hapja e Konsullatës shqiptare në Bujanoc, të kushtëzohet me hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, sepse Konsullata shqiptare në Bujanoc, ku në 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈ kemi 𝐦𝐛𝐢 𝟗𝟓% e popullsisë është shqiptar etnik e autokton, në 𝐁𝐮𝐣𝐚𝐧𝐨𝐜 kemi 𝐦𝐛𝐢 𝟔𝟐% e popullsisë është shqiptar etnik e autokton, vetëm 𝐌𝐞𝐝𝐯𝐞𝐠𝐣ë, kemi popullsi më pak se 50% me shqiptar etnik e autokton, pra kemi të bëjmë me një Krahinë dhe trajton vetëm kështu Rajoni është si një trup I vetëm, unitar si shprehje gjeografike i vetëm e i pandashëm.

Propozimi për konsullatën serbe në Shkodër, ku nuk ka minoritet serbë fare, reflekton dhe vazhdon me objektiva të tjera me karakter politik, diplomatik e qëllime tjera” , përfundon Hasani.

Burimi: Bota Sot