Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në festivalin Kendal Calling, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Policia bëri të ditur se shërbimet e emergjencës u thirrën në ambientet e festivalit, në rajonin e Lake District në Cumbria, pas raportimeve se adoleshentja kishte pësuar një emergjencë shëndetësore.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipeve të emergjencës, përfshirë edhe kryerjen e reanimimit kardiopulmonar (CPR), ajo u shpall e vdekur në vendngjarje, shkruan Sky News. Familja e viktimës është njoftuar dhe po merr mbështetje nga oficerë të specializuar të policisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Policia u ka bërë thirrje personave që ndodheshin pranë tendës Calling Out dhe Big Wheel rreth orës të mëngjesit të paraqiten nëse kanë informacion që mund të ndihmojë hetimet. Gjithashtu, autoritetet kërkojnë të kontaktojnë një grup grash që i orientuan ekipet e emergjencës drejt vajzës, pasi ishin shqetësuar për gjendjen e saj.
