Enea Jorgji vendos drejtësi në Conference League

0%

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Debrecen-FC Copenhagen, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Conference League. Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes që do të luhet të enjten në orën në Hungari, ndërsa Denis Rexha dhe Xhulio Mani do të jenë asistentët e tij.

Gjyqtari i katërt i takimit do të jetë Olsid Ferataj, ndërsa Albert Doda do të jetë asistent në VAR. Ky është vlerësimi i radhës nga UEFA për arbitrat shqiptarë, që çdo javë kanë gjykuar ndeshje në kompeticionet europiane.

Burimi: Bota Sot