Dy helikopterë përplasen gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në

0%

Dy helikopterë zjarrfikës janë përplasur në ajër pasditen e së dielës në zonën e Psathës, në perëndim të Athinës, teksa po merrnin pjesë në operacionet për shuarjen e zjarreve. Menjëherë pas incidentit, autoritetet greke mobilizuan ekipet e kërkim-shpëtimit për lokalizimin e katër personave që ndodheshin në dy mjetet ajrore, nga dy në secilin helikopter.

Sipas raportimeve të fundit, ekuipazhi i njërit prej helikopterëve ka arritur të komunikojë me autoritetet dhe është shpëtuar, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për dy personat që ndodheshin në helikopterin tjetër. Të dy helikopterët ishin ngritur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës dhe po operonin mbi zonën e përfshirë nga flakët.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje që pretendohet se tregojnë momentin e përplasjes. Helikopterët ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të shumta emergjente dhe mjekësore. Operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një bilanc përfundimtar për gjendjen e ekuipazheve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com