Hoxha: Angazhimi diplomatik me Serbinë nuk nënkupton pandjeshmëri

0%

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka folur sërish për dakordësinë në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës. Në një l, ai tha se asnjë shtet nuk do të lejonte një prani diplomatike që cenon apo kërcënon interesat e vendit.

Hoxha theksoi se angazhimi diplomatik me Serbinë nuk ndryshon qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës. “Angazhimi diplomatik me Serbinë nuk nënkupton në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë pandjeshmëri ndaj Kosovës, aq më pak relativizim të politikës së Beogradit ndaj saj”- u shpreh ai, duke shtuar se mbështetja e Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës mbetet e pandryshuar.

Sipas ministrit, hapja e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës do ta afronte shtetin me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve. Ai tha se debati është zhvendosur në mënyrë të gabuar te interesat e Serbisë, në vend që të fokusohet te përfitimet konkrete që do të kenë shqiptarët e Luginës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kushdo që pretendon se Shqipëria duhet ta hapë konsullatën e saj në Serbi, por pa pranuar që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në Shqipëri, nuk propozon një zgjidhje reale dhe flet në hava”- deklaroi Hoxha. Sipas tij, një qasje e tillë mund të tingëllojë patriotike në rrjetet sociale, por nuk prodhon asnjë rezultat konkret për shqiptarët e Luginës.

“Në rastin më të mirë, ajo dëshmon një mosnjohje të thellë të mënyrës se si funksionojnë diplomacia dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Në rastin më të keq, ajo është një përpjekje e vetëdijshme për të penguar një objektiv që i shërben drejtpërdrejt interesit kombëtar”- shtoi ai.

Kryediplomati Hoxha shtoi se një qasje e tillë mund të duket patriotike në rrjetet sociale, por nuk sjell rezultate konkrete për shqiptarët e Luginës. Sipas tij, ose tregon mosnjohje të mënyrës se si funksionojnë diplomacia dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve, ose është një përpjekje për të penguar një objektiv që i shërben interesit kombëtar.

Hoxha theksoi gjithashtu se madhësia e komunitetit jashtë vendit nuk është kriteri i vetëm për hapjen e një konsullate, pasi vendime të tilla bazohen edhe në interesa ekonomike, kulturore, turistike dhe strategjike. “Unë kam detyrimin të mbroj interesat e Shqipërisë.

Serbia, ashtu si çdo shtet tjetër, bën të njëjtën gjë për interesat e saj” – tha ministri, duke shtuar se Shqipëria nuk po vendos shenjë barazimi mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qytetarëve shqiptarë me kombësi serbe në qarkun e Shkodrës. Sipas tij, vetë disproporcioni numerik mes dy komuniteteve tregon qartë se ku qëndron interesi praktik i Shqipërisë.

Megjithatë, ai bëri të ditur se ende nuk ka një dakordësi përfundimtare, duke shtuar se kur ajo të arrihet “në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse”. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kishte deklaruar se ka arritur një marrëveshje në parim me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.

Sipas raportimit të Top Channel , Gjuriq ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime me homologun e tij shqiptar. “Jam i kënaqur që pata bisedime kaq të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc” – citohet të ketë deklaruar Gjuriq për Radio Beogradin.

Burimi: Kallxo