Nuk ka asnjë dilemë se Shkëndija nga Tetova edhe këtë verë po e përfaqëson me sukses futbollin në arenën evropiane. Dy raundet e para kualifikuese në Ligën e Konferencës janë kaluar me sukses, ndërsa tani në radhë është raundi i tretë, ku përballë do të jetë skuadra skoceze Hibernian.
Ndeshja e parë do të luhet më 6 gusht (e enjte) në Edinburg, duke filluar nga ora , ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 gusht në Shkup. Interesant është fakti se mes këtyre dy ndeshjeve me skocezët, tetovarët do të luajnë edhe superderbin ndaj Vardarit, në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë, i cili është caktuar për 9 gusht (e diel) në Shkup.
Për shkak të këtij kalendari shumë të ngjeshur, drejtuesit e Shkëndijës kanë vendosur që skuadra të udhëtojë në Skoci me fluturim çarter. Ekipi do të niset të mërkurën në mëngjes nga Shkupi për në Edinburg, qyteti i Hibernianit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të enjten në mbrëmje, ekspedita e Shkëndijës do të kthehet në Maqedoni, ku fillimisht do të përgatitet për derbin me Vardarin, e më pas edhe për ndeshjen e kthimit kundër Hibernianit.
Kur kanë një kalendar kaq të ngjeshur, nuk marrin rreziqe dhe nuk duan që futbollistët të humbasin kohë duke pritur në aeroportet e Evropës, prandaj zgjedhin të udhëtojnë me fluturim çarter. Sigurisht, kjo është një lajm i mirë për shtabin teknik të drejtuar nga Artim Pollozhani, si dhe për futbollistët e Shkëndijës.
Ndërkohë, tashmë nesër në Nion, ku nga ora do të hidhet shorti, Shkëndija do të mësojë kundërshtarin e mundshëm në fazën play-off të Ligës së Konferencës.
