Disa ditë më parë, drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, konfirmoi atë që të gjithë rreth klubit bavarez tashmë e dinin: mesfushori portugez Zhoao Palinja nuk ka të ardhme te Bajerni. Tani, megjithatë, ka një shpresë të re që lojtari të shitet. Njukasëll Junajtid ka vendosur në shënjestër 31 vjeçarin.
Njukasëll ka nevojë urgjente për përforcime në qendër të mesfushës, pasi Bruno Guimaraes raportohet se është shumë pranë një transferimi te Arsenali, Klubi anglez pritet të përfitoj rreth 93 milionë euro nga shitja e brazilianit dhe për këtë arsye do ta kishte të lehtë financiarisht afrimin e Palhinjës.
Bajerni raportohet se kërkon 30 milionë euro për portugezin, pikërisht shumën që Totenhemi nuk ishte i gatshëm ta paguante për të aktivizuar opsionin e blerjes së 31 vjeçarit.
