Sulmuesi “djeg” miliona euro për Barcelonën

0%

Situata e sulmuesit serb, Vlahoviq po bëhet gjithmonë e më e çuditshme. Teksa më shumë se një muaj pa ekip, pasi i skadoi kontrata me Juventusin dhe palët i dhanë fund bashkëpunimit, 26-vjeçari ende është në “monitorim”. Nga Spanja, konkretisht “Sport”, bëhet e ditur se Vlahovic ka refuzuar ofertën 8 milionë euro pagë dhe dy vite kontratë te Besiktas.

Kjo qasje “mbart” një obsesion te madh për serbin, kalimin te Barcelona. Deri në këtë pikë, kampionët e La Liga-s nuk kanë ndërmarrë hapa konkret dhe nuk dihet nëse do ketë lëvizje. Duhet thënë se “pyka” ballkanase erdhi me bujë të madhe te Juventusi nga Fiorentina, por që nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë, i blerë për 85 milionë euro.

Burimi: Bota Sot