Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Irani nuk ka dhënë asnjë shenjë se i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump, të anulonte sulmet e planifikuara ndaj vendit, pasi Trumpi deklaroi se i kishte anuluar ato, duke përmendur përparimin në bisedime.
Presidenti amerikan ka thënë se kishte pranuar kërkesat e Iranit dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme “për të pezulluar çdo sulm, meqenëse janë rënë dakord parimet bazë të një marrëveshjeje”. Por media shtetërore iraniane nuk ka dhënë asnjë indikacion se Irani kishte kërkuar anulimin e sulmeve, përkundrazi, ato pretenduan se Trumpi ishte tërhequr.
Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve të Arabisë Saudite ka njoftuar të dielën se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Trumpin, gjatë së cilës ka bërë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Më herët, burime i kanë thënë edhe CNN-it se gjatë telefonatës, princi i kurorës kishte shprehur shqetësimin lidhur me planet për të goditur Iranin.
Nuk është raportuar për asnjë sulm, qoftë nga pala iraniane apo ajo amerikane, gjatë natës deri të dielën, pas njoftimit të Trumpit. Situata në rajon ka qenë relativisht më e qetë gjatë ditëve të fundit.
Edhe Botë 29 pri 2026 Trump: Mbreti Charles pajtohet që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore Ndonëse vazhdojnë të mbajnë qëndrim sfidues ndaj kërcënimeve amerikane, zyrtarët iranianë kanë pranuar ekzistencën e problemeve në rritje ekonomike dhe sociale pas pesë muajsh konflikti.
Papunësia në Iran është përkeqësuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa monedha e vendit ka rënë në nivele të reja minimale.
