Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”: Shtatë të lënduar

0%

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Shqipërisë. Për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete. “Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente.

Në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër, rreth 500 metra më larg, janë përfshira dy automjete, ndërsa nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, përkatësisht njësitet e autostradës, të cilat po merren me trajtimin dhe hetimin e rrethanave të të dy aksidenteve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com