Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Gjilan ka përfunduar me sekuestrimin e marihuanës dhe procedimin penal të një personi. Sinjali mëson se i dyshuari është Petrit Maliqi . Sipas burimeve, aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit, rreth orës , në lokalin “Kafja e Egzonit”, në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan.
Kontrolli është kryer në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Gjilan, të zbatuar nga zyrtarët e DHTN-së. Gjatë kontrollit, te Petrit Maliqi janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme 1.56 gramë. Burimet bëjnë të ditur se substanca i është nënshtruar testit fushor, i cili ka rezultuar pozitiv për marihuanë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
