Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu një traget pranë ishullit Madura në Indonezi. Sipas autoriteteve indoneziane të kërkim-shpëtimit, në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 271 persona, mes tyre pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
Deri më tani janë shpëtuar 225 persona, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të zhdukurit. Trageti ishte nisur nga qyteti Surabaya, në provincën Java Lindore, dhe kishte destinacion qytetin Makassar në Sulawesiun Jugor, kur shpërtheu zjarri në det. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.
Ngjarja ndodhi pranë ishullit Madura, në brigjet verilindore të ishullit Java, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën detare për gjetjen e personave që ende konsiderohen të zhdukur.
