Shpërndaje në: Pesë persona janë gjetur të vdekur dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget indonezian, që transportonte 271 persona, është përfshirë nga flakët ndërsa ndodhej në det, kanë bërë të ditur autoritetet.
Kapiteni i anijes ka raportiar zjarrin pranë ishullit Madura, ndërsa mjeti lundrues po udhëtonte nga qyteti i dytë më i madh i vendit, Surabaya në Javën Lindore, drejt Makassar-it në Sulaëesi-n Jugor, sipas Basarnas, Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit.
Pamjet e transmetuara nga media lokale indoneziane iNeës tregojnë një numër të madh njerëzish me jelekë shpëtimi mbi atë që duket të jetë një varkë shpëtimi. Video të tjera tregojnë njerëz që zbresin nga trageti, nga pjesa e sipërme e të cilit dalin flakë dhe shtëllunga tymi.
