Dëshironi një Ferrari të ri – duhet të prisni të paktën deri në vitin

0%

Blerësit që dëshirojnë të blejnë një Ferrari të ri do të duhet të kenë shumë durim, pasi prodhuesi italian i veturave luksoze ka tashmë një listë të gjatë porosish dhe dorëzimet e disa modeleve të reja mund të shtyhen deri në vitin 2028. Kërkesa për modelet e Ferrarit ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë.

Prodhuesi nga Maranello ka raportuar se librat e porosive janë të mbushura për një periudhë të gjatë, ndërsa klientët e rinj duhet të presin disa vite për të marrë automjetin e tyre. Interesi i madh është nxitur veçanërisht nga modelet e reja të markës, përfshirë Ferrari 12Cilindri, i cili zëvendësoi modelin 812 Superfast, si dhe nga modelet e tjera ekskluzive me prodhim të kufizuar.

Ferrari vazhdon të ruajë strategjinë e prodhimit të kufizuar për të mbajtur ekskluzivitetin e markës. Për kompaninë italiane, më pak automjete të prodhuara nënkuptojnë ruajtjen e vlerës dhe kërkesës së lartë për secilin model. Për shumë klientë të pasur, çmimi i lartë nuk është pengesa kryesore – sfida më e madhe është pritja e gjatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në disa raste, blerësit duhet të presin deri në disa vite para se të marrin veturën e porositur. Kjo situatë tregon se pavarësisht ndryshimeve në industrinë e automobilave, përfshirë kalimin drejt automobilave elektrike dhe rritjen e kostove të prodhimit, kërkesa për markat më prestigjioze të veturave sportive mbetet jashtëzakonisht e lartë.

Burimi: Telegrafi