Ekskluzive| Pas arratisjes, Policia arreston të dyshuarin për

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me armë zjarri që tronditi Skenderajn në mbrëmjen e 31 korrikut, duke i dhënë fund kërkimeve intensive që nisën menjëherë pas sulmit. Sinjali mëson se në pranga ka përfunduar Arbnor Kuliqi rreth 21-vje ç ar , i dyshuar për plagosjen e L.Z. në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj.

Siç kishte raportuar më herët Sinjali, viktima ishte qëlluar me armë zjarri në shputën e këmbës së majtë dhe ishte dërguar fillimisht në QKMF-në e Skenderajt, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku mori trajtim mjekësor. Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve, më 1 gusht, njësitë e Policisë realizuan bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Abri e Poshtme, por Arbnor Kuliqi nuk u gjet. Gjatë bastisjes, policia gjeti një armë zjarri në brez të vëllait të tij të mitur, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në plagosje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arma u sekuestrua si provë materiale, ndërsa i mituri u intervistua në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas veprimeve operative dhe kërkimeve intensive, Arbnor Kuliqi u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 1 gushtit, rreth orës .

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Mitrovicë, nën dyshimin për veprën penale “Tentim vrasjeje”. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të plagosjes, ndërsa arma e sekuestruar pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve balistike për të verifikuar nëse është përdorur në sulm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com