Ekskluzive | Shkoi në Polici për një kundërvajtje trafiku, u ndalë

0%

Një kundërvajtje në trafik ka përfunduar me procedurë penale në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit policor një 32-vjeçari iu gjet një thikë në çantën e belit. Sinjali mëson se i dyshuari është Syle Osmani . Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit, rreth orës , në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë.

I dyshuari ishte paraqitur në Njësinë Rajonale të Trafikut lidhur me një kundërvajtje trafiku, kur zyrtarët policorë i kanë bërë një kontroll sipërfaqësor. Gjatë kontrollit, në çantën e belit të tij është gjetur një thikë, e cila është sekuestruar menjëherë nga policia.

Pas shoqërimit në stacion dhe intervistimit, Syle Osmani ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni se thika ndodhej në çantën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com