“Game Over” për dillerët: Mbi 1 mijë bimë kanabis sekuestrohen në

0%

Policia e Shqipërisë ka goditur një rast të kultivimit të narkotikëve në Dibër, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale. Gjatë një operacioni antidrogë, të mbështetur nga kontrollet në terren dhe monitorimi nga ajri me dronë, policia ka zbuluar një parcelë me 1121 bimë të dyshuara kanabis sativa .

Parcela është lokalizuar në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit” , në territorin e bashkisë Dibër, raportojnë mediat shqiptare, përcjell Sinjali. Në pranga kanë rënë A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz , dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan të bashkisë Mat , të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Policia ka bërë të ditur se bimët e gjetura janë asgjësuar me anë të djegies në vendngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar organeve të drejtësisë për veprime të mëtejshme. Operacionet për zbulimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit, sipas Policisë së Shqipërisë, do të vijojnë edhe në zona të tjera të vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com