Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se sulmet ruse gjatë kësaj jave kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të vendit. Sipas tij, forcat ruse kanë sulmuar 16 rajone të Ukrainës, duke përdorur rreth 1 mijë e 900 dronë, afërsisht 1 mijë e 600 bomba ajrore dhe 144 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë edhe ato balistike.
Zelensky tha se sulmet kanë vazhduar edhe gjatë natës së së shtunës dhe kanë vijuar edhe të dielën. “Janë dëmtuar më shumë se një mijë objekte, përfshirë qindra ndërtesa banimi”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. Presidenti ukrainas ka akuzuar Rusinë se po rrit përpjekjet për prodhimin e raketave balistike dhe ka bërë thirrje për forcimin e sanksioneve ndaj industrisë ruse të mbrojtjes.
“Agresori po investon gjithnjë e më shumë në raketa balistike dhe po përpiqet të rrisë prodhimin e tyre. Nevojitet presion në çdo hallkë të industrisë së mbrojtjes”, ka deklaruar Zelensky. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
