Gjenden dy të rinjtë të cilët ishin raportuar të humbur në malet në

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur shëndoshë e mirë dy të rinjtë të cilët ishin raportuar si të humbur në malet në mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës. Sipas njoftimit të Policisë, të rinjtë rreth 20 vjeçarë janë gjetur rreth orës pas mesantës.

“Rreth orës , të datës ekipet e kërkim-shpëtimit kishin arritur t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin nga terreni dy të rinjtë, të cilët kishin humbur rrugën pasi ishin futur me një motoçikletë katër-rrotëshe (ATV) në një rrugë pa dalje në zonën malore” – thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka shprehur falenderëim për Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, dega në Suharekë, të cilët kanë dëshmuar profesionalizëm, gatishmëri dhe përkushtim të lartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat malore, të mos hyjnë në shtigje apo terrene që nuk i njohin, veçanërisht në bjeshkë të thella dhe gjatë orëve të natës.

Para çdo aktiviteti në natyrë rekomandohet planifikimi i itinerarit, njoftimi i familjarëve dhe Shoqatës se Kosovës për Kerkim dhe Shpetim, për destinacionin dhe të përdorin pajisje të nevojshme për orientim dhe komunikim” – thuhet në njoftim.

Burimi: Kallxo