Tre të vdekur në qendër të Moskës nga një bombë të cilën e mbante një

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Një bombë e punuar vetë, e mbajtur nga një grua, ka lënë të vdekur tre persona dhe të plagosur të paktën 21 të tjerë, në një shpërthim pranë një restoranti në qendër të Moskës të shtunën në mbrëmje, kanë njoftuar autoritetet.

Shpërthimi ka ndodhur pak para orës , pranë një restoranti italian që ndodhet në një nga shtatë rrokaqiejt e epokës së Stalinit në Moskë, në Sheshin Kudrinskaya, ka bërë të ditur policia. Komiteti kundër terrorizmit i Rusisë ka njoftuar se një grua e paidentifikuar ishte përpjekur të hynte në restorant, por ishte ndaluar nga një roje sigurie, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Ajo ka thënë se gruaja, roja i sigurisë dhe një klient i restorantit italian “Balzi Rossi” kanë humbur jetën në shpërthimin që pasoi. Të plagosurit kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme të rëndësisë, ka njoftuar policia. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA ka publikuar pamje të forcave të rendit të armatosura rëndë në vendngjarje, zona e së cilës ishte izoluar për publikun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet nuk kanë bëre të ditur emrat e të vrarëve apo të plagosurve dhe as nuk thanë se kush mund të ishte përgjegjës për ngjarjen.

Edhe Botë 17 jan 2026 “U mashtruam”: Gruaja që i joshi burrat e huaj të luftojnë për Rusinë Gazeta e përditshme “Kommersant” ka cituar burime të saj, sipas të cilave bomba kishte për qëllim të gjymtonte dhe të vriste klientët në tarracën verore të restorantit, jashtë ambienteve të brendshme.

Sipas gazetës, bomba ishte aktivizuar nga dikush tjetër në distancë dhe se gruaja që e mbante atë mund të mos e dinte se bëhej fjalë për një bombë.

Burimi: Koha