“Megja” e Italisë nën kontroll – udhëtarët nga Spanja përballen me

0%

Italia ka nisur zbatimin e kontrolleve të përkohshme kufitare për personat që mbërrijnë nga Spanja, pas krizës së migrantëve në Ceuta. Kontrollet po kryhen në aeroportet dhe portet italiane, ku autoritetet po verifikojnë dokumentet e udhëtarëve, veçanërisht të shtetasve jashtë Bashkimit Evropian, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Për qytetarët e BE-së kërkohet vetëm dokument identifikimi, ndërsa shtetasit nga vendet jashtë BE-së duhet të paraqesin edhe leje qëndrimi ose vizë të vlefshme. Masa është vendosur si një përjashtim brenda rregullave të zonës Schengen dhe synon, sipas autoriteteve italiane, të monitorojë lëvizjen e migrantëve të parregullt brenda hapësirës së lirë të qarkullimit.

Ndërkohë, udhëtarët që largohen nga Italia drejt Spanjës nuk përballen me ndryshime dhe mund të vazhdojnë lëvizjen pa kontrolle shtesë. Kriza në Ceuta ka shkaktuar përplasje politike mes Romës dhe Madridit, ndërsa disa vende të BE-së po kërkojnë masa më të forta për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe luftimin e migracionit ilegal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com